Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Cili është pronari i televizionit që fshihet pas celulës terroriste?! Veliu tregon ç’po ndodh me biznesmenin

23:12 / October 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardi Veliu terroristët dhe Klodiana Lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarët investigativë shqiptarë kanë vendosur që të futen më thellë në celulën terroriste që u zbulua ditën e sotme nga Policia Shqiptare.

Në një status në rrjetet sociale, gazetari Elton Qyno lëshoi bombën teksa zbuloi se ka qenë një pronar televizioni që ka paguar garancinë për t’u liruar Turgut, dhe se këto lidhje duhen hetuar.

“Tani është vonë,por më mirë vonë se sa kurrë duhet të hetohen lidhjet e tij me një biznesmen televizioni në Shqipëri që doli garant për lirimin e tij nga qelia,garanci e cila tërboi autoritet e drejtësisë gjermane të asaj kohe,”- shkruante Qyno në rrjetet sociale.

Menjëherë pas këtij reagimi gazetarja Klodiana Lala pyet nëse kanë nisur hetimet për këtë biznesmen.

“A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën????”- shkruan Lala në një status në rrjetet sociale.

or kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje as nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një lidhje live në emisionin “Real Story”, Veliu nuk preferoi të komentonte çështjen e hetimit të biznesmenit teksa u shpreh se strukturat e shtetit janë të fokusuara në hetimin e Turgut.

“Sot jemi për të komentuar angazhimet tona në llidhje me këtë celulë. Unë dua të theksoj edhe njëherë që hetimet tona janë fokusuar rreth TURGUT-it pasi është një person me rrezikshmëri të lartë. Në njoftimin për media është thënë se Turgut është pjesë e kësaj celule. Ai është një person me shumë rekord, një person i dënuar për drogë disa herë,”– tha Veliu.

biznesmeni Elton Qyno Policia shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.