E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Besa u bë pjesë e një kuici me politikanët dhe pyetjet e vendosën në siklet këngëtaren. Disa nga pyetjet që iu drejtuan Besës ishin cilin politikan ajo nuk e sheh dot me sy, cili është politikani më i çmendur, cili politikan ka flirtuar me të, politikani më i trashë etj.
E pyetur se cili politikani nuk di të vishet, Besa tha emrin e Eduart Ndocajt duke u shprehur se nuk është në shijet e saj stili amerikan që ai përdor.
E pyetur cili politikan ka qenë për darkë në shtëpinë e saj, këngëtarja u përgjigj: Besoj që dihet që ka qenë në të kaluarën Edi Rama”.E pyetur cili politikan është më seksi, Besa u shpreh se për të seksi është inteligjenca dhe ka qenë një zotëri shkodran që fliste shumë bukur në parlament, por emri nuk iu kujtua.
Postime te ngjashme
Add A Comment