Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Cili qark ka më shumë makina, e cili më pak? Durrësi kryeson, me 279 mjete për 1 mijë banorë

12:03 / January 9, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosove makina ne trafik 768x546 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Scan Intel” ka kryer më herët analiza mbi numrin e automjeteve për 1,000 banorë në vendin tonë, duke e krahasuar atë edhe me vendet e tjera të Europës bazuar në të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”. Sipas shifrave gjatë vitit 2020, Shqipëria kishte rreth 678 mijë automjete ose 237 mjete për 1,000 banorë. Kështu, mund të themi se në Shqipëri regjistrohet 1 automjet për çdo 4 persona dhe kjo shifër na rendit të parafundit në Europë me numrin më të ulët të automjeteve.

Këtë herë, referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave” kemi bërë një llogaritje ndryshe të mjeteve rrugore në Shqipëri në raport me numrin e banorëve. Llogaritja është bërë sipas llojit të mjeteve, pra duke i ndarë ato në mjete rrugore për pasagjerë dhe në mjete rrugore për mallra, sipas qarqeve, për vitin 2021. Mjetet rrugore për pasagjerë përfshijnë kategoritë e automjeteve dhe autobuzëve, mjetet të cilat përdoren vetëm për transportin e pasagjerëve, ndërsa mjetet rrugore për mallra përfshijnë kategoritë e kamionëve, rimorkio, mjetet teknologjike dhe mjetet bujqësore, mjetet të cilat përdoren vetëm për transportin e mallrave. Për t’u rikthyer të shifrat konkrete qarku i Durrësit llogarit numrin më të lartë të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë, me 278.6 të tilla për vitin 2021. Në renditje si qarku i dytë me numrin më të lartë të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë është Lezha me 257.6 mjete, pasuar nga Gjirokastra në vend të tretë me 236.9 mjete. Kryeqyteti renditet në vend të katërt me 222.9 mjete rrugore për pasagjerë në raport me popullsinë, pasuar nga Vlora dhe Shkodra, me 224 dhe 220 mjete për 1 mijë banorë. Ndërkohë, mesatarja kombëtare për mjetet rrugore për pasagjerë për 1,000 banorë është llogaritur në 213.8 të tilla përgjatë vitit 2021. Në fund si qarqet me më pak mjete rrugore sa i përket transportit të pasagjerëve janë Korça me 149.9 mjete për 1,000 banorë, ndjekur nga Dibra me 155.2 mjete dhe Elbasani me 156.

Renditja e Durrësit në vend të parë në këtë renditje lidhet ngushtë edhe me shitbljerjen e automjeteve, pasi në këtë qark është i përqëndruar jo vetëm tregu më i madh i tyre, por edhe një sërë subjektesh të vogla të cilat kanë pikërisht shitbljeren e mjeteve rrugore si subjekt të aktivitetit të tyre.

Për të patur një panoramë sa më të plotë “Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe ndryshimin në përqindje të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë sipas qarqeve për vitin 2021, krahasuar me vitin 2017-të. Referuar të dhënave të “INSTAT”, qarku i cili ka patur rritjen më të lartë të mjeteve rrugore për pasagjerë në raport me popullsinë gjatë këtij harku kohor është Kukësi, me 85.3%. Dibra dhe Elbasani ndjekin renditjen me një rritje prej 79.1% dhe 65.1%. Durrësi, i cili kryesonte renditjen me numrin më të lartë të mjeteve që përdoren vetëm për pasagjerë për 1,000 banorë, ka shënuar rritje të tyre me 61.5% në harkun kohor të katër viteve. Tirana renditet në vend të fundit me rritjen më të ulët të mjeteve për 1,000 banorë, gjithmonë kur flasim për transportin e pasagjerëve, me 22.8%. Gjatë periudhës 2017-2021, vihet re një rritje prej 43,3% të numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë në vendin tonë, nëse flasim në rang kombëtar.

Nga ana tjetër, është marrë në analizë edhe numri i mjeteve rrugore për mallra për 1,000 banorë. Në vend të parë me numrin më të lartë gjejmë të renditur Gjirokastrën me 21.7 mjete të cilat përdoren për transport mallrash, për 1,000 banorë. Në renditje ndjek Durrësi me 20 mjete për mallra në raport me popullsinë, pasuar nga Lezha dhe Shkodra me 18.1 mjete dhe 17 mjete. Tirana renditet në vend të pestë me 16.5 mjete për mallra për 1,000 banorë. Në vend të fundit më numrin më të ulët renditen qarqe si Dibra me 9.8 mjete, Elbasani me 10.4 mjete, Vlora me 12.7 mjete dhe Fieri me 13.6 mjete. / Scan

Instat Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.