Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën.
Teksa bënte “monologun” hyrës për pjesën e dytë pas shkëputjes publicitare, Peka ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj kreut të shtetit. Gazetari i ka thënë presidentit se priste një videoskandal për kreun e KED-së, Ardian Dvoranin por jo një video politike.
“Zoti President faleminderit që pranuat të ishit i pranishëm në studio. Duke shpresuar që Rakipin ta bindim të mos ik nga Shqipëria dhe emisionin e tij ta mbyll kur do ai dhe jo kur do Edi Rama. Ndjekim videon e presidentit për Ardian Dvoranin, shqiptarët prisnin të ishte video erotike por doli politike,”-u shpreh Peka.
