Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çim Peka: Lul, s’të pyet kush ty për të mbledhur Kuvendin, do të shkarkojnë me një fishkëllimë

23:58 / September 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cim pyka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike? Kjo është pyetja “1 milion dollarëshe”, pasi ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se do të mbledhë Kuvendin e PD-së për të bërë referendumin për përjashtimin e tij, ndërsa kryedemokrati Basha ka vënë “veton” që ky Kuvend të mos mblidhet.

Lidhur me këtë çështje, gazetari Çim Peka në një shkrim të fundit ka “sulmuar” kryedemokratin Basha, duke u shprehur se askush nuk e pyet atë për të mbledhur Kongresin, teksa shton se kryedemokrati do të shkarkohet me një fishkëllimë.

“Sot doli dhe shqiptoi gomarllëkun e radhës: ‘Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane’. E para Lul, Kongresi nuk është për Amerikën, por për ty. Dhe ti e di mirë këtë punë. E dyta, Kongresi do të mblidhet sepse as nuk të pyet kush ty dhe as nuk mund ta ndalosh. E treta, Kongresi do të mblidhet e do të shkarkojë me një fishkëllimë, dhe ti përsëri e di këtë. E katërta do të shkarkohesh jo për Berishën por për atë çfarë ti i ke bërë Partisë Demokratike. Me çadrën, me bojkotin, me faljen e pushtetit vendor, me shkopinjtë e gomës, me gazin lotsjellës, me burgimet e protestuesve.

Nga sot e tutje, teoria e Lulzim Bashës është se shkarkimi i tij nga Kongresi është anti-amerikane.

Në dy takimet e para të Berishës me bazën e partisë, një gjë është evidente. Më në fund Lulzim Basha ka arritur ta mundë Ramën, duke zënë vendin e parë si njeriu më i urruer nga demokratët. Nëse vazhdon me këtë linjë edhe për ca ditë, jo pa parti, po edhe pa Salianjin do të ngelet. Pasi ka përdhosur çdo demokrat, së fundi Basha ka vendosur t’u fyejë edhe inteligjencën me gomarllëqet e tij.

Askush nuk mund të ndalohet në budallallëkun e tij, por një gjë mund ta sigurojmë: nëse vazhdon në këtë rrugë, atëherë demokratët do t’i tregojnë se kush është anti-amerikani i vërtetë. Dhe kur të ndodhë kjo, shumë prej nesh do të na vijë turp me veten. Të paktën atyre që e mbështetën në kohë të ndryshme”, shkruan Çim Peka ndër të tjera.

Cim Peka shkarkojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.