Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Cindy Marina shfaqet për herë të parë publikisht me djalin e Jozefina Topallit

23:50 / December 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cindy marina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cindy Marina është shfaqur për herë të parë në skenë me partnerin e saj, Genar Topallin. Në finalen e spektaklit Dance Albania, Cindy dhe Genari kanë kërcyer nën ritmet e këngës së tyre të preferuar, “Thinking Out Loud”. Aty çifti i tha njëri-tjetrit publikusht “Të Dua”.

Biseda në studio:

Cindy: Genarin e kam njohur rastësish dhe ai më ka vjedhur zemrën me thjeshtësinë e tij, karakterin. E vlerësoj shumë dhe mbi të gjitha vlerësoj faktin që më ka mbështetur në çdo rrugëtim që unë kam marrë. Dhe këtu në Dance Albania ai ka qenë i pari që më ka thënë pse jo provoje veten.

Ermal Mamaqi: Kur e keni ndarë datën?

Cindy: Gjithmonë e ke një pyetje para kohe. Por do kesh një ftesë.

Ermal Mamaqi: A mund ta marr dhe djalin?

Cindy: Patjetër. Djali është i ftuar para teje, mbrapa vjen Ami, vajza dhe mbrapa Ermali.

Alketa Vejsiu: Shpresojmë që ju do përfundoni në një martesë të lumtur. Si do shkojë kjo punë? Si janë projeksionet? Do qëndrosh ti në Shqipëri këtu se Shqipëria të do ty Cindy, apo do na e marrësh Genarin në LA?

Cindy: Dhe unë e dua Shqipërinë, por patjetër që unë jam rritur dhe kam lindur në Amerikë.  Gjysmën e zemrës e kam andej, se unë e kam edhe familjen andej, edhe i përshëndes, po na ndjekin të gjithë sonte, por për momentin unë jam në Shqipëri ku e shikoj shumë punën që po bëj si prezantuese sportive të Serisë A. Shqipëria është një vend që e dua shumë, kështu që nuk e di. E ardhmja është një pikëpyetje por gjithmonë ka gjëra të bukura.

Genar Topalli: Faleminderit për ftesën, unë kam ardhur për të mbështetur Cindyn, nuk e kisha menduar që do të vija, por kam ardhur për ta mbështetur pasi sfidë pas sfide është përmirësuar dhe ka treguar seriozitet dhe besoj që meriton fitoren sonte.

Alketa Vejsiu: I ke bërë ndonjë vërejtje konstruktive?

Genar Topalli: Vërejtje konstruktive disa, por besoj Dioni ka qenë ai që i ka bërë në mënyrë teknike më të mira, kështu që nuk i kam ndërhyrë.

Alketa Vejsiu: Ndonjë vërejtje për Dionin keni?

Genar Topalli: Jo asnjë, ndoshta më vonë me mua do tí ketë punët… (qesh)

Cindy: Faleminderit që erdhe dhe mbi të gjitha që kërceve me mua.

Alketa Vejsiu: A mund ti thuash ndonjë fjalë dashurie Genarit?

Cindy: Thjesht të dua.

Genar Topalli: Edhe unë.

Cindy Marina genar topalli partneri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.