Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cirku në Gjirokastër, qyteti gjallëron edhe në dimër për shkak të fluksit të madh të turistëve

12:51 / December 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4946
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një program i pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike po gjallëron qytetin e Gjirokastrës në këtë atmosferë të festave të fundvitit.

Trupa e Cirkut Kombëtar solli në qytetin e gurtë një shfaqje festive duke tërhequr publikun e të gjitha moshave.

“Ne jemi gjithmonë të lumtur dhe të kënaqur që artin e cirkut e transmetojmë kudo ku ne shkojmë, çdo qytet na mirëpret dhe sot jemi në Gjirokastër, në këtë atmosferë festash nuk mund të mungojnë artistët e cirkut për të dhuruar emocione për të gjithë publikun i cili ndodhet me ne këtu sot”, u shpreh Gerald Shima, artistik cirku.

E veçantë ishte edhe mbrëmja muzikore e artistëve të ardhur nga Italia. Në skenën artistike në zonën muzeale ata interpretuan pjesë operistike si dhe muzikën e filmave të njohur për artdashësit

“Jam shumë e lumtur të jem këtu në Gjirokastër, në vizitën time të parë në Shqipëri, kam ngelur e surprizuar nga bukuria e vendit tuaj, është kënaqësi që shfaqim këtë koncert duke sjellë për publikun pjesë muzikore të pavdekshme nga kompozitorë si Morikone, apo pjesë operistike, artdashësit na pritën ngrohtë duke na shoqëruar vazhdimisht me duartrokitje”, tha Barbara Luccini, soprano.

“Është kënaqësi të rikthehem për herë të tretë në Shqipëri, jeni një popull që e doni kulturën, artin dhe emocionet që dhuron muzika.Koncerti i mbrëmjes së sotme i dedikohet Enio Morikones, muzikës së filmave të tij, dëshiroj të falënderoj publikun e Gjirokastrës që na mirëpriti në këtë atmosferë të ngrohtë festash”, u shpreh Aliano Fridani, pianist.

Aktivitetet kulturore do të vazhdojnë përgjatë ditëve të festave duke tërhequr edhe turistët që vizitojnë Gjirokastrën në stinën e dimrit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

22:18 / June 30, 2026

12 të plagosur nga aksidenti, Koçiu viziton të aksidentuarit te Trauma

20:57 / June 30, 2026

Zv.kryeministrja Koçiu: Dhuna në protestën jashtë Kuvendit, e organizuar nga një grup njerëzish që vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit

19:42 / June 30, 2026

Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të vdekur në autobusin me pasagjerë

15:53 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.