Gjatë zhvillimit të homazheve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në nderim të katër viktimave të 21 janarit të nëntë viteve më parë, nga kamerat është kapur dhe momenti i shoqërimit të një personi.
Në video dëgjohet që ai bën rezistencë teksa u drejtohet policëve: “Pse je ka mprek ti ore? O vrasës”. Bëhet fjalë për të njëjtin person që në shkon çdo në institucion e bërtet “Drejtësi e korruptuar”.
