Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Clement Turpin, gjyqtari i finales së Champion League

21:33 / May 27, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
clement turpin 1 1300x731 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtari francez Clement Turpin do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e cila do të luhet në Paris të shtunën, ka konfirmuar zyrtarisht UEFA.

Në një prononcim për faqen zyrtare të UEFA-s, gjyqtari francez ka thënë se ndjehet i privilegjuar, pasi se tashmë i ka realizuar dy ëndrrat më të mëdha në karrierën e tij.

“Unë drejtova dy finale të Kupës së Francës në këtë stadium dhe të gjithë në Francë që e duan futbollin e shohin këtë stadium si një tempull futbolli”.
Në këtë stadium, Franca u bë kampione e botës në vitin 1998 dhe në këtë drejtim ky është një vend vërtet i veçantë.

Për mua ky është një privilegj i madh dhe mund të them se i kam realizuar dy ëndrrat më të mëdha që mund të ketë një gjyqtar futbolli”, ka thënë Turpin.

Turpin do të ndihmohet nga Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa gjyqtari i katërt është Benoit Bastien, po nga Franca dhe në sallën e VAR do të jetë Jerome Brisard.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Liverpoolit do të luhet të shtunën në orën 21:00.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.