Këngëtari Cllevio, deklaroi në emisionin “Kampionët e Botës” se nuk e sheh Brazilin as në katër më të mirat e Botërorit.
Sipas tij, kombëtarja e Ancelottit nuk ka një lider dhe grintën e duhur. Ndër të tjera, ai theksoi se te Brazili nuk ka kush ta ngrejë trofeun.
“Brazilin nuk e shikoj as në katër më të mirat. Brazili nuk ka një lider prej vitesh. Nuke ka grintën e duhur. Nuk ka vetëbesimin për të marrë trofeun. Aty nuk ka kush e ngre kupën. Neymar ka 15 vite që nuk i jep asgjë Brazilit. Vinicius i vetëm nuk bën dot asgjë. Golin e parë ndaj Skocisë, e mori dhuratë nga mbrojtja. Kur një skuadër shënon gol dhuratë, është shumë më e lehtë. Vinicus është me ditë, nuk luan gjithmonë ashtu.
Brazilin nuk e shikoj si Francën apo edhe Gjermaninë. Duhet të jetë si Gjermania e 2014, të luajnë si grup”, u shpreh Cllevio.
