Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Çmenden” drejtuesit e PSG-së, nisin punën për transferimin e Ronaldos

11:34 / August 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cristiano ronaldo juventus 1thjl4ctaz8od1xvgcpgsk9xqc 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paris Saint Germain ka ndezur merkaton e verës, duke transferuar emra si Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos, Donnarumma e Lionel Messi, megjithatë klubi francez nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ëndrra e Nasser Al Khelaifit është që të bëjë bashkë në një skuadër Neymar, Messin dhe Cristiano Ronaldo dhe me dy të parët që i ka tashmë në “Parkun e Princave”, po përgatit planin për të sjellë në Paris edhe yllin portugez.

Ky i fundit është nën kontratë me Juventusin deri në verën e ardhshme dhe palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë, ndaj Leonardo ka nisur kontaktet me menaxherin Jorge Mendes, për të bërë një para-kontratë, që do ta çonte CR7-ën te PSG-ja menjëherë pas fundit të sezonit.

Propozimi i francezëve është për një kontratë dy vjeçare me pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, shifra këto që vështirë se mund të refuzohet nga Ronaldo, që për më tepër verën e ardhshme do të ketë 37 vite mbi supe dhe do të nënshkruajë ndoshta kontratën e fundit të karrierës.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që palët të bashkohen që këtë verë. Gjithçka varet nga Kylian Mbappe, të cilin Al Khelaifi dëshiron ta mbajë me çdo kusht në Paris, por sulmuesi francez po këmbëngul për një transferim te Reali i Madridit.

Nëse divorci me 22-vjeçarin do të arrihet që këtë verë, atëherë drejtuesit e klubit francez do të hidhen menjëherë në sulm për Ronaldon, të cilin mund ta sjellin në “Parc des Princes” në këmbim të kartonit të argjentinasit Mauro Icardi, i cili nuk bën më pjesë në planet e Tuchel.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.