Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çmendet 25 vjeçari: Sulmon me kaçavidë të dashurën shtatzënë dhe i kërkon të abortojë

21:33 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
irrr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 25 vjeçare nga qyteti i Durrësit, në muajin e gjashtë të shtatzënisë është strehuar nga autoritetet në një qendër pritëse këtu në Tiranë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj.

Vajza denoncoi në polici partnerin, pasi përmes dhunës ai i kishte kërkuar të abortonte fëmijën.

Për dhunimin e Megit që pret të bëhet nënë, Gjykata la në arrest me burg, Kim Dhimën, i cili nga ana e tij nuk e pranon akuzën. Megjithatë 25 vjeçari do të qëndrojë në burg deri sa të përfundojnë hetimet dhe ekspertiza, ndërsa kallëzuesja është dërguar në një qendër shtetërore.

Gjyqtari i çështjes, Bedri Qori, përveç se e dërgoi të dyshuarin në qeli, përmendi se arrestimi i tij nuk ishte kryer me urdhër të prokurorit.

Por, ndërkohë policia pas prangosjes së djalit nga Paskuqani, përmend në dosjen e referuar akuzës, shenjat e dukshme të dhunës në trupin e vajzës. Ndërsa në kallëzim vajza tregon se ish-partneri e kishte qëlluar edhe me kaçavidë në bark. Çifti ishte njohur përmes “Facebook-ut” dhe siç ajo shpjegon më tej, pasi janë frekuentuar një periudhë kohe, ata janë ndarë.

Por vajza tregon se në datën 24 tetor ajo kishte udhëtuar nga Durrësi drejt kryeqytetit dhe pasi ka takuar Kim Dhimën, ai e ka marrë me makinë duke e çuar në periferi ku edhe e ka dhunuar . I dyshuari e ka pyetur 25 vjeçaren “pse nuk më tregove për shtatzëninë” . Më pas i ka kërkuar që ta abortojë. Pasi e ka keqtrajtuar i dyshuari e ka zbritur nga makina duke e lënë në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Ndërsa i riu do të qëndrojë nën arrest me burg, prokuroria po kryen edhe veprime të tjera për të vërtetuar nisjen e historisë mes tyre përmes Facebook-ut. Por veprimi më i rëndësishëm është marrja e qelizave telefonike të të dyve, për të konfirmuat me prova se ditën e dhunimit të vajzës shtatzënë, ata të dy ishin bashkë.

25 vjecari kacavide obortoje shtatzene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.