Mjekja psikiatre, Arjana Rreli, foli në emisionin “Real Story”, në News24, për tragjedinë në Kombinat që tronditur mbarë opinionin publik, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, u gjetë të vdekura brenda banesës së tyre, pasi ishin vetëflijuar duke besuar te ringjallja.
Mjekja Rreli tha se në familjen Josifi diçka ka funksionuar keq, ndërsa shtoi se tragjedia lidhet me problemet e psikozës, që në gjuhën e psikanalistëve njihet edhe si ‘çmenduri familjare’.
Pyetje: Cila ishte brava ku u fut ky virus vdekjeprurës në familjen Josifi?
Psikiatrja Arjan Rreli: Mendoj se në atë familje diçka ka funksionuar keq. Përgjithësisht persona që zhvillojnë psikozë të indoktuar nga një lider, që ka qenë nëna ose vajza, quhet ‘cmenduri familjare’ si siptomë. Është një lider që mbi bazën e delirit të vet ka një deformim të realitetit. Vetë psikoza tenton mbylljen e personave. Personi që udhëheq zhvillon këtë mendim dhe ua dikton anëtarëve të familjes, që normalisht janë më të nënshtruarit. E tillë psikozë do një nivel inteligjene.