Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Votimi nga Diaspora, mbi 25 mijë regjistrime

19:37 / January 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, do të kenë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 25 567.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kërkesat për regjistrim janë 25 786 deri sot në orën (18:05), ndërsa janë miratuar 7996 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 16 970 (66,4%) kërkesa, ndërsa femrat janë 8597 (33,6%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 843 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 7 052 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 4648 dhe mbi 56 vjeç janë 3427 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 2597 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 4430 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 7831, e ndjekur nga Greqia me 5793, Gjermania me 4008, si dhe nga SHBA me 2395. Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 5800, më pas bashkia e Fierit me 4298, Korça me 2799, Durrësi me 2165 etj.

Screenshot 2025 01 17 180135

Diaspora votim zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.