Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çmimet e larta, në shenjë proteste bojkotohen supermarketet në Ballkan. Shitjet në Kroaci ranë me 53%

14:30 / February 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1083
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konsumatorët në vende te ndryshme te Ballkanit kane nisur te bojkotojnë supermarketet për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Fushata nisi për herë të parë në Kroaci të premten e kaluar, por tani është përhapur në vendet e tjera të Ballkanit pasi terhoqi shume vemendje në mediat sociale.

Konsumatoret në të gjithë Ballkanin bojkotuan supermarketet të premten si pjesë e një lëvizjeje kundër rritjes së çmimeve te ushqimeve dhe përkeqësimit të krizës së kostos së jetesës. Bojkoti vjen një javë pasi konsumatorët në Kroaci javën e kaluar qëndruan larg dyqaneve si pjesë e një nisme të nisur nga grupi kroat i të drejtave të konsumatorëve “Halo, inspektore”. Lëvizja e protestës është shtrirë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, madje iu bashkua protestes, duke deklaruar se “si qytetar e mbështet një veprim të tillë” gjate një interviste televizive me transmetuesin publik të vendit këtë javë. Në Kroaci, përpara bojkotit të premten, qeveria shtoi 40 artikuj të tjerë në listën e saj ekzistuese të 30 produkteve bazë me çmime të kufizuara, njoftuan mediat lokale. Këto produkte përfshijnë disa lloje djathrash, kafeje dhe gjëra të domosdoshme shtëpiake si sapuni.

“Qëllimi kryesor është të mbrohen grupet më të cenueshme të qytetarëve,” tha ministri kroat i ekonomisë Ante Šušnjar, në një deklaratë të shpërndarë nga transmetuesi publik HRT. Në Kroaci, transaksionet ne supermarkete ranë me 44% të premten e kaluar, me shitjet totale që ranë me 53%, sipas një deklarate nga autoritetet tatimore të Kroacisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.