Krahas hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2019-2020, u dorëzuan edhe disa çmime për paraqitjet e lojtarëve në edicionin e kaluar.

PORTIERI I VITIT – Kështu, portieri më i mirë në sezonin e shkuar të Champions League u shpall gardiani i Liverpulit, Alison Beker. Braziliani, me pritjet e tij, ishte një shtyllë e rëndësishme për ekipin e Klop, që në fund triumfoi në finalen e madhe ndaj Totenhemit.

MBROJTËSI I VITIT – Më tej, çmimi për mbrojtësin më të mirë të vitit që lamë pas, shkoi për holandezin e Liverpulit, Virxhil Van Dajk. Mbrojtësi shtatlartë, me sigurinë e tij në repartin e mbrojtjes, ishte gjithashtu një element kyç në arritjen e triumfimit të të kuqve në ngritjen e trofeut.
MESFUSHORI I VITIT – Çmimi për “Mesfushorin më të mirë të vitit” shkoi për talentin e Ajaksit, që tashmë është pjesë e Barcelonës, Frenki De Jong. Me qetësinë dhe talentin në mesfushë, De Jong ishte nga më të mirët për ekipin e Ten Hag, që shkëlqyen në edicionin e shkuar.
Erik Kantona është nderuar gjithashtu ditën e sotme, me çmimin Presidencial nga UEFA.
Ky çmim, i akorduar nga vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, legjendës franceze, i cili përveç karrierës në fushën e blertë, pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, është marrë edhe me aktrim, apo edhe me komentimin e ndeshjeve.
Për karrierën e jashtëzakonshme në fushë, por edhe jashtë saj, 53-vjeçariu iu akordua ky çmim i veçantë.
