Që me nisjen e luftës ruse në Ukrainë, bota është në një botë ekonomike. Çmimet e produkteve të konsumit në botë, përfshirë drithin, vajin e zarzavatet kanë rënë sipas Organizatës së kombeve të Bashkuara për Ushqimin.
Por a do të paguajnë shqiptarët më pak? Sipas pedagogut Zef Gjeta, “për fatin e keq ne jemi në ekstrem, dhe ulja ndihet më pak. Ka arsyeje psikologjike dhe praktike. Produktet e importit i nënshtrohen transportit, kostoja e të cilit është shumëfishuar”.
Po ashtu për të tregtarët janë mësuar me atë çmim, dhe duan të fitojnë maksimalisht, dhe nuk do të ulin çmimet. Të korrat e grurit në hemisferën veriore po ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve të furnizimit, ndërsa më shumë drithëra po dalin nga portet e Ukrainës. Në korrik, Instituti i Statistikave raportoi se për muajin korrik inflacioni arriti në 7.5 për qind, një rritje me 0.3 për qind krahasuar me muajin qershor të këtij viti.