Bazuar në një deklaratë të Agjencisë së Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, konflikti në Ukrainë mund të ndikojë që çmimet ndërkombëtare të ushqimeve të rriten nga 8% deri në 20%.
Sipas një vlerësimi paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se Ukraina nuk do të mund të prodhojë për shkak të luftës. 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mund të mbillen, njofton “BBC”.
Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta. Së bashku, ato sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave. Gjithashtu 12 milionë njerëz mund të vuajnë nga kequshqyerja në 2022-2033.
