Edhe këtë vit, ceremonia e Çmimeve “Oscar” nuk do të ketë një prezantues. Vendimin e bëri të ditur për publikun Presidenti i “ABC Entertainment” Karey Burke.

Ai tha se vendimi ishte marrë për shkak se shfaqja kishte funksionuar më së miri vitin e kaluar në këtë mënyrë. Në vitin 2019 ishte hera e para që spektakli madhështor që nderon më të mirët e kinematografisë zhvillohej pa prezantues, që prej vitit 1989.

Vitin e kaluar, Çmimet “Oscar” do të prezantoheshin nga Kevin Hart, por ai u largua pas disa postimeve të vjetra në Twitter që shkaktuan kritika. Nuk dihet nëse largimi i tij ndikoi, por vitin e kaluar shifrat e audiencës u përmirësuan. Ceremonia e vitit të kaluar u ndoq nga 29,6 milionë shikues, 12% më shumë se një vit më parë.

Këtë vit, ceremonia do të zhvillohet në 9 shkurt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here