Në këtë kohë krize ekonomike, lajmi i mirë që vjen nga jashtë, është se çmimi i naftës në bursë ka zbritur në nivelet e para luftës, madje i është afruar shifrave të vitit të kaluar.
Në këtë fillim jave nafta po tregtohet në bursë me 85 dollarë fuçia, shifrat më të ulta të arritura që prej janarit të këtij viti. Ndërsa në krahasim me një vit më parë nafta bruto po tregtohet me 7 deri në 12 dollarë më shtrenjtë pasi në shtator të vitit të kaluar çmimi i naftës bruto në tregjet e huaja luhatej në vlerat 73-78 dollarë fuçia.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë aktualisht një dollarë në vend po këmbehet afër 120 lekë, nga 116 që ishte në fillim të këtij muaj. Aktualisht nafta në vend po shitet me 223 lekë/litri, nga 216 lekë që ishte, benzina tregtohet me 194 lekë/litri, kurse gazi mbetet i pandryshuar në 78 lekë litri.