Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës, i cili në mbledhjen e sotme vendosi të mbajë pothuajse të pandryshuar çmimin e karburantit në vend.
Sipas Vasilit, nafta në bursa ulet, ndërsa bordi i hajdutëve të qeverisë e ngre çmimin.
Postimi:
Nafta ne bursa ulet, ndersa Bordi i Hajduteve te qeverise vetëm e ngre çmimin!
Ne Burse çmimi ka rene shume ne 95, 23 dollarë nga 227 dollarë fuçia disa jave me pare.
Por Bordi i Hajduteve vazhdon plaçkitjen e shqiptareve dhe mban çmimin plot 240 leke litrin.
Ndërsa ne Maqedoni aktualisht çmimi i naftës eshte 100 denare ose 189 leke litri.
Pra Shqiperia e ka cmimin 51 leke me shume se sa Maqedonia.
Keto shifra flasin vete se si vjedhin si lubi qeveria dhe oligarket.
Mos lejoni t’ju vjedhin më keta batakcinj te pacipe.