Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ç’ndodhi mes ish-kolegëve? Moderatori: Erjona m’u duk si Luana, por unë dua të jem Flor Gjini

10:08 / November 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
253172853 478479100125651 4411710806990404198 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas largimit nga Top Channel, Flori Gjini gjatë një interviste televizive, foli për marrëdhënien me ish-kolegen, Erjona Rusi. I pyetur nga Aulona Musta nëse për gjithë vendimet që ka marrë gjatë kësaj periudhe a është këshilluar me të, Flori tha “Jo” në mënyrë të prerë, për të zbuluar më tej se nuk ka një raport të mirë me të.

“Jo nuk jam këshilluar sepse unë dhe Erjona kishim një bashkëpunim profesional me njëri-tjetrin. Unë përpiqem që në vendin e punës të mos bëj miq të ngushtë. Përpiqem të bëj miq të mirë, kolegë të mirë. Me Erjonën kishim një marrëdhënie jo shumë të ngushtë dhe kjo është e vërteta sepse largimi im për Pushime on Top ndërkohë që unë isha nga një skaj në një skaj tjetër të Shqipërisë, kur vjen momenti për të diskutuar për vazhdimin e sezonit, sigurisht ndoshta edhe në komunikim nga kolegët edhe drejtuesit ishin bërë mbledhje, mbledhje në të cilat unë nuk kisha qenë prezent.

Mbledhje në të cilat Erjona kishte folur, pa doreza me dëshirën e madhe edhe për ta drejtuar vetë atë program, në çfarëdo lloj rangu, edhe në atë të autorësisë. Gjë që nuk ishte pranuar për aq kohë sa doli ashtu siç doli. Unë e kam një bezdi shumë të madhe këtë lloj raporti. Vetë jam shumë i sinqertë dhe duke qenë se sinqeritetin tim e ndaj me këdo që bashkëpunoj. Nëse kam diçka për shembull për t’ja thënë Aulonës ja them Aulonës përballë. Largimi im nuk ishte një plotësim dëshire i askujt prej kolegëve, por ndoshta ishte një kënaqësi që duhet ta plotësoja për të gjitha palët. Nuk më vjen aspak keq. Nuk kam marrëdhënie shoqërore, të afërt me të”,-u shpreh Flori duke shtuar se emisionin e ri të ish-koleges nuk e ka ndjekur.

Në lidhje me programin e ri të Erjonës, Flori u shpreh:

“Nuk e kam ndjekur sepse kam ndjekur programin tim dhe për koiçidencë edhe programi i saj është në të njëjtën fashë orari më kanë thënë. Kemi dy audienca të ndryshme. Unë do të kem njerëz të thjeshtë, të vërtetë në program sepse dua të jem Flori si Flor Gjini. Jo ai që do të duket si dikush tjetër”.

Pra një tjetër thumb. Kush është ai/ajo që do të duket si dikush tjetër sipas Florit?

“Kam parë vetëm një postim në rrjete sociale dhe për të thënë të vërtetën m’u duk si Luana Vjollca. Nuk e kuptova që ishte Erjona. Unë dua për vete të mos dukem si dikush tjetër. Programi i Luanës, “Shiko Kush Luan” ka qenë të shtunën edhe i Erjonës po të shtunën. Edhe ai ka thuajse të njëjtin titull, me luan më duket, ma kujto pak. Aty thashë mos është rikthyer Luana”,-vazhdoi Flori, i cili i referohet emisionit të ri të Erjona Rusit, “S’e luan topi”.

Flori Gjini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.