Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çoi gazetarin për “riedukim”, Edi Rama: Nuk legjitimohet liria e shkeljes së etikës në praninë time

11:46 / July 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaa 770x407 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi përjashtoi nga konferencat e tija për 3 muaj gazetarin Klevin Muka, me shpjegimin se ai kishte bërë një pyetje joetike, sot kryeministri Edi Rama përmes disa postimeve në Twitter, thekson se nuk ka për të ndodhur ndonjëherë që të legjitimohet liria e shkeljes së etikës në prani të tij. Po ashtu ai ka paralajmëruar përsëri gazetarët të cilët i bëjnë pyetje që konsiderohen jashtë normave të etikës, do dërgohen për “riedukim”. Po ashtu, kryeministri thotë se qeveria nuk ka ndikuar në asnjë media, madje dhe kur shpifin.

Postimi i plotë

E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet.

Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike! Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim.

Ku është vetërregullimi? Nejse, do ta presim pa shpresë se do vijë! Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time. E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave.

Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi!

Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”,po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

20:39 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.