Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Çorba e rublave ruse”, Balla thirrje SPAK-ut: Thërrisni urgjentisht Berishën dhe Bashën

12:09 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 31
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për çështjen e financimit rus në PD-në kur kryetar ishte Lulzim Basha, këtë të hënë kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje SPAK-ut, që të thërrasë kreun e PD-së, Sali Berishën dhe Bashën. Për gazetarët, Balla tha se PD-ja është financuar nga Kremlini me dijeni të Berishës.

“I bëj thirrje zotit Kraja që për çështje të interesit kombëtar, kjo prokurori të fillojë urgjentisht çështjen e financimeve ruse në PD. Të thirren Basha dhe Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. Hidhni një sy, bëni llogari kujt i shërben Saliu, si ka mundësi që Donald Lu i ka shkuar me dosjen e financimeve ruse dhe ka dalë e ka thënë e kam refuzuar.

A është në këtë dosje që PD me dijeninë e Sali Berishës është financuar me para të borderove të Kremlinit. Nëse PD nuk e bën transparente, nuk ka ndodhur në asnjë vend evropian, aq më shumë vend anëtar i NATO-s, që SHBA njofton zyrtarisht të gjitha partitë politike, veç Saliut, ka ardhur ambasadorja dhe na ka informuar për rrezikun që i është kanosur Shqipërisë nga këto. Si ka mundësi që SPAK nuk ka nisur hetimet për këtë çështje, këtu bashkohen akuzat për korrupsion dhe minim të demokracisë”, tha Balla.

Lulzim Basha Sali Berisha Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.