Lëvizja Socialiste për Integrim në rrethe duket e çorientuar. Kjo dallohet tek antarësia. Disa prej muajsh kanë kërkuar të anëtarësohen në Partinë Socialiste. Të tjerë kanë dalë nga rreshti dhe kanë votuar me 30 qershor. Sakaq një pjesë kanë heshtur, as janë anëtarësuar në PS dhe as kanë votuar në zgjedhjet lokale.
Drejtuesit e LSI-së në rrethe kanë zgjedhur të mos bëhen palë me vendorët. Ata vërtetë bashkuan votat në këshillat bashkiak me PD-në dhe diçka përfituan nga pushteti lokal, por nuk iu bashkuan protestave të PD-së. Zyrtarët e LSI-së nuk janë evidentuar në akte dhune.
Me sa kuptohet drejtuesit e LSI-së në rrethe nuk janë në unison me zyrtarët e lartë të kësaj force politike, përderisa nuk i ndjekin në protesta dhe nuk ka reagime mediatike si në qendër. Mirëpo edhe antarësia e PS-së është e qejfmbetur. Ajo nuk dëshiron që drejtuesit dhe eksponentët e LSI-së të vegjetojë në poste kyçe. /tirananews.al/