Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Corriere della Sera”: Prej 2014 Rusia investoi 300 mln $ në 4 shtete, mes tyre dhe në Shqipëri e Mal të Zi

19:09 / September 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta e përditshme italiane “Corriere della Sera” i ka dedikuar sot një faqe të saj lajmit të finacimeve ruse në politikën e disa vendeve të botës.

Sipas medias italiane Shqiëria, Mali i Zi, Madagaskar e Ekuador janë disa nga vendet në të cilat Rusia prej vitit 2014 ka investuar duke influencuar politikën vendase.

“Federata Ruse ka investuar mbi aktivitetin influencues me rreth 300 milionë dollarë duke u nisur prej vitit 2014 e me destinacion vendet Shqipëri, Mali i Zi, Madagaskar e Ekuador”, shkruan Corriere della Sera.

Janë para, që sipas shërbimeve sekrete amerikane kanë financuar drejtues partie e parti në 24 vende të botës.

Ky lajm vjen në një moment delikat për panoramën politike italiane e cila është në prag të votës elektorale të 25 shtatorit.

Sipas “Corriere della Sera” Mario Draghi i cili sot ka thirrur një mbledhje të këshillit të ministrave, në një konferencë për shtyp mbajtur menjëherë pas mbylljes së saj, mund të jap versionin zyrtar të qeverisë së tij mbi këtë lajm të fortë që vjen përtej oqeanit e që akuzon se dhe Italia është një nga destiancionet e fondeve ruse.

Gjatë orëve të fundit mediat italiane duke cituar shërbimet sekrete italiane hedhin poshtë këtë hipotezë.

Corriere della Sera” shkruan se “kryeministri Mario Draghi ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken për të pasur informacione të drejtpërdrejta mbi këtë dosje amerikane”.

Për të përditshmne italiane përgjigja e Blinken ka qënë “asgjë mbi ju!”.

Po e njëjta përgjigje ka ardhur dhe nga Adolfo Urso, kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare i cili ndodhet aktualisht në Ëashingon e ka zhvilluar disa takime në Departamentin e Shtetit e me Kreun e Komisionit të Inteligjencës në Senatin Amerikan, Mark Ëamer e me republikanin Richard Burr.

Megjithatë analistët italianë publikimin e ekzistencës së një dosje të tillë amerikane është paralajmërimi e preludi se dosje të tjera me këtë përmbajtje do mbërrijnë nga Amerika.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

14:42 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.