BE do të akordojë 100 milionë euro për blerjen dhe shpërndarjen e testeve të shpejta, të cilat rekomandon të përdoren në shtetet anëtare për të frenuar shpërthimin e ri të COVID-19, njoftoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke e cilësuar situatën pandemike shumë të rëndë.
Në prag të një samiti me video-konferencë të 27 vendeve, shefja e ekzekutivit europian përsëriti gjithashtu thirrjen për harmonizimin e rregullave për udhëtarët në mbarë Europën dhe bëri thirrje për rritjen e ndërveprimit midis aplikacioneve kombëtare të gjurmimit dhe kërkoi për shtetet të intensifikojnë ndarjen e të dhënave shëndetësore.