Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 202 994 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 2 902 450 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 193 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.
Mes këtyre rasteve të paktën 791 700 konsiderohen sot të shëruar.
SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 53 934 vdekje për 939 249 raste. Të paktën 105 818 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 26 384 të vdekur për 195 351 raste, Spanja me 23 190 të vdekur për 226 629 raste, Franca me 22 614 të vdekur për 161 488 raste dhe Britania e Madhe me 20 319 të vdekur për 148 377 raste.
Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 827 raste, 11 raste të reja të shtunën dhe të dielën, mes të cilëve 4 632 të vdekur dhe 77 394 të shëruar.
Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 122 846 të vdekur për 1 367 124 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 56 450 të vdekur për 984 280 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 7 967 të vdekur për 161 109 raste, Azia 7 958 të vdekur për 199 558 raste, Lindja e Mesme 6 286 të vdekur për 152 033 raste, , Afrika 1 379 të vdekur për 30 341 raste dhe Oqeania 108 të vdekur për 8 013 raste.
