Dozat e para të vaksinës anti-Covid kanë mbërritur në Danimarkë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i agjencisë së sëmundjeve infektive, Henrik Ullum. Në një intervistë ai tha se e kanë pritur prej shumë kohësh që të marrin dozat e para të vaksinës anti-Covid. Më tej ai tha se kjo gjë është e mrekullueshme dhe se tani mund që të godasin më mirë Covid-19.
“Ne kemi pritur prej kohësh që të marrim këtë grup të parë vaksinash dhe për këtë arsye të jemi në gjendje t’i shpërndajm. Absolutisht e mrekullueshme pasi së shpejti ne mund të synojmë një goditje të drejtpërdrejtë virusit, duke e trajtuar atë në mënyrë aktive dhe duke u imunizuar në mënyrë që të mos prekemi më.” tha ai.
Vaksina anti-Covid u miratua për përdorim në të gjitha vendet e BE-së në 21 dhjetor nga Agjencia Evropiane e Barnave. Ajo është shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e BE-së dhe se momenti historik i fillimit të vaksinimit do të jetë nesër.
