Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka deklaruar sot se nuk dihet ende nëse është e domosdoshme një dozë e tretë e vaksinës kundër COVID19 dhe variantit Delta.
“Në këtë fazë ende nuk është përcaktuar nëse dhe kur do të jetë i nevojshëm një përforcues, domethënë një dozë e tretë e vaksinave kundër COVID-19”, tha EMA, duke sqaruar më tej se është duke analizuar të dhënat për të bërë rekomandimet e duhura.
EMA ka bërë me dije se është duke punuar me zyrtarët evropianë të shëndetësisë për të kuptuar “nëse dozat përforcuese duhet të jenë të domosdoshme”.