Kurrë kaq i lodhur, kurrë kaq i zemëruar. Me zërin herë herë të ngjirur, gishti i drejtuar tek kamera, Giuseppe Conte sfidon Matteo Salvini dhe këtë herë edhe Giorgia Meloni.
Edicioni i sotëm i “Corriere della Sera” flet për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u shfaq i lodhur dhe i zemëruar në konferencën e djeshme për shtyp duke shigjetuar me fjalë të ashpra ish zv kryeministrin Salvini dhe gazetaren e politikanen Giorgia Meloni.
Sipas mediave italiane, sulmi i ashpër i kryeministrit Giuseppe Conte ndaj Salvini dhe Meloni, vjen pas kritikave në lidhje me marrëveshjen e arritur nga Eurogroup të enjten në mbrëmje.
“Mekanizmi Europian i Stabilitetit (il MES sic e quan Conte) nuk u krijua dje, nuk u aktivizua mbrëmë nga unë ashtu siç u deklarua në mënyrë të rreme dhe të papërgjegjshme, duhet të citoj emër e mbiemër, nga Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni”, tha Conte.
“Nuk është ashtu. Kjo qeveri nuk punon në favor të errësirës, flisni përballë italianëve”, tha ai.
“Kjo qeveri i shikon italianët në sy. Është gënjeshtër. Nuk ka firmosur asnjë aktivizim të MES, (Mekanizmi Europian i Stabilitetit) sepse nuk ka nevojë për të dhe e konsideron si të papërshtatshëm “- shtoi Conte.
Kritikat Conte i refuzoi duke i cilësuar si “gënjeshtra që na dobësojnë në negociatat me Evropën dhe e kanë shpartalluar atë unitet kombëtar të bekuar nga dëshirat e Quirinale”.
“Si bashkëpunoni me një opozitë që ju quan tradhtar të shtetit?”, vijoi kryeministri italian, duke shtuar:
“Ata më dhanë humbjen në momentin më dramatik që nga periudha e pasluftës”.
Sipas Repubblica, ne keto fjale te Conte, ka akuzë për përhapjen e “informacionit të rremë” dhe se dy politikanët po punojnë për dobësimin e qeverisë së tij dhe vendit në një moment shumë delikat.
Pas sulmit të drejtpërdrejtë të Kryeministrit Giuseppe Conte drejtuar Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni rreth MES, sot udhëheqësi i Lega telefonoi Presidentin e Republikës Sergio Mattarella.
Në telefonatën e Salvinit në Quirinale në mëngjes herët kishte zemërimin dhe padurimin personal, ne adresë të Kryeministrit Giuseppe Conte, shkruan Repubblica.
“Unë po ju telefonoj në emër të liderëve të tjerë të partive të qendrës së djathtë: ajo që bëri Kryeministri mbrëmë nuk është e denjë për një vend demokratik. President, ne jemi shumë të indinjuar dhe besojmë se ajo që ndodhi është shumë serioze”, ishte fillimi i telefonatës e pasuar për disa minuta, ku kreu i shtetit më së shumti dëgjonte kreun e Partisë Lega.