Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Covid 19/ Historia tronditëse: Ky mjek sapo duroi javën më vdekjeprurëse të të gjithë karrierës së tij

17:20 / August 1, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dr. Joseph Varon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dr. Joseph Varon, kreu i ekipit mjekësor në Qendrën Mjekësore të Përkujtimit të Houston-it, kthehet në shtëpi pas një dite të gjatë në punë.

Doktor Joseph Varon nuk ka pasur një ditë pushimi për muaj me radhë.

E premtja ishte dita e 13-të e tij radhazi që drejtonte njësinë e koronavirusit në Qendrën Mjekësore të Përkujtimit të Houston-it.

“Nëse më pyet se si dreqin kam qenë në gjendje të mbijetoj për 134 ditë pa ndalesë, mendoj se është adrenalina” -tha ai.

“Por unë jam duke vrapuar në tym. Ështe e vështire.” Dhe java e kaluar ishte më e vështira e tij.Houston-i po përballej me një rritje të rasteve me Covid-19, dhe atë javë ai nënshkroi më shumë certifikata vdekjeje sesa kurrë më parë në karrierën e tij.

WhatsApp Image 2020 08 01 at 17.11.11 1

“Njerëzit po vdesin çdo ditë,” tha ai.

Dita e punës për Varonin fillon herët. Rreth orës 4:30 ose 5 të mëngjesit, ai shkon në spital dhe shkon direkt në njësinë e koronavirusit, ku ai dhe ekipi i tij kujdesen për secilin pacient. Pastaj ai fillon të turnet (raundet e vizitave).

“Ai është i përfshirë me gjithçka dhe shumë personalisht,” Callaghan O’Hare, i cili e ka fotografuar disa herë gjatë muajit të kaluar.

“Ai ulet në shtrat me njerëzit, do t’i përqafojë dhe të bisedojë. Është bukur dhe shumë e pabesueshme njëkohësisht për t’u parë.”

WhatsApp Image 2020 08 01 at 17.11.11 2

Kujdesi për pacientët me koronavirus zgjat minimumi 10 orë çdo ditë, tha Varon. Pas kësaj, ai takohet me pacientët e tij të tjerë në spital – ata që nuk kanë koronavirus.

“Nëse jam me fat, kthehem në shtëpi para orës 10 të natës. Nëse nuk kam fat, që është shumica e kohës, e bëj rrugën për shtëpi rreth mesnatës,”tha ai.

Sigurisht, Varon nuk është i vetmi që bën sakrifica të tilla. Ai nuk nguron të lavdërojë ekipin e tij për punën dhe orët e gjata e të vështira të qëndrimit në spital. “Jeta e infermierisë brenda një njësie Covid është e vështirë,” tha ai. “Sa herë që hyjnë dhe veshin ato rrobat mbrojtëse, ata dalin duke djersitur sikur nuk ka të nesërme. Është pak a shumë si një mini sauna për ta.” 

Puna është fizikisht rraskapitëse, me të gjithë personelin që kanë disa shtresa të pajisjeve mbrojtëse personale, ose PPE.

 Varon ka parë infermierët tek kullojnë djersën e tyre. Është gjithashtu moment ‘kullues’ edhe nga ana emocionale. 

“Kam parë infermiere, në mes të turneve, që nisin të qajnë” tha Varon. Qajnë sepse ata thjesht nuk mund të vazhdojnë më.”

O’Hare thotë se ai ishte një moment goditës, megjithatë, stafi i Varon, me gjithë përkushtim dhe guximin që kishin nisën të bënin një ndryshim. “Ata po përpiqen të marrin kohën për t’u njohur me pacientët,” tha ajo.

Nuk është e lehtë të lidhesh me dikë kur fytyra jote është e mbuluar nga një maskë dhe një mburojë dhe je i veshur deri në kokë me veshjen mbrijtëse. Por skuadra e Varonit ka një zgjidhje.

WhatsApp Image 2020 08 01 at 17.11.11 3

“Mjeku dhe infermierët të gjithë do të bëjnë fotografi print të vetes në mënyrë që pacientët të paktën të dinë se si duken dhe të kenë një ide se me kë po bisedojnë,” tha O’Hare.

Tre infermierë në stafin e Varon jane infektuar me Covid-19 në muajt e fundit. Varon nuk e di se si janë kontaminuar, por në spital ata janë gjithmonë të kujdesshëm në lidhje me PPE (rrobën mbrojtëse).

“Shpesh u them njerëzve që ndjehen më të qetë brenda njësisë sime sesa jashtë njësisë sime,” tha ai. Infermierja Christina Mathers rezuktoi pozitive javën e kaluar. “Kjo është gjëja më e vështirë për të dëgjuar ndonjëherë.

Kjo të rëndon “tha Mathers, i cili kishte punuar çdo ditë që prej 29 Prillit. ” Por unë nuk do të shkoj askund tjetër, do rri këtu. ” Houston është qendra e qarkut të Harris County, i cili nga e Premtja ishte i pesti në Shtetet e Bashkuara për shumicën e rasteve të konfirmuara me Covid-19.

“Kam dëgjuar një rritje të lëvzijes ambulancave, thuajse gjatë gjitha ditës,” tha O’Hare, i cili jeton në Houston.

“Dhe unë kam bërë mjaft mbulim duke qëndruar në parkingun e Qendrës Mjekësore në Teksas dhe duke parë numrin e ambulancave që hynin dhe dilnin në objektet e testimit.” Ajo thotë se ka parë që njerëzit shfaqen në orën 11:30 të natës para se të sigurohen që kanë një mundësi radhe apo do të testohen ditën tjetër. “Situatë goxha kaotike,” tha ajo. Varon është shprehur shumë në lidhje me kërcënimin e Covid-19 dhe rëndësinë e mbajtjes së maskave.

“Njerëzit kanë telefonuar në zyrën time duke kërcënuar për shkak të të gjitha deklaratave në media që unë jam duke bërë, sepse ata nuk besojnë se ajo që ne po bëjmë është e vërtetë,” tha ai.

Varon dëshiron që njerëzit ta shohin: 

Kjo nuk është një shaka. Kjo është një gjë e vërtetë. 

WhatsApp Image 2020 08 01 at 17.11.11

Njerëzit po vdesin.

“Ju nuk e keni idenë e zhgënjimit tim kur largohem nga spitali, kur shkoj në shtëpi dhe shoh në mjediset e hapura njëqind makina, një bandë djemsh të rinj ose gra të reja që kanë një festë – pa maska për fytyrën, pa asgjë. Kjo më vret mua,” tha ai.

“Njerëzit nuk dëgjojnë!”

CNN / Tirananews.al

COVID-19 USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

21:44 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.