Një lajm i trishtë raportohet mëngjesin e sotëm, ku për shkak të covid-19 ka ndërruar jetë një prej shefave më me emër të kulinarisë shqiptare Përparim Babalija.
Ishte ndër shefat më të mirë që promovoi fuqishëm kulinarinë shqiptare. “Një djalë që ka kontribuuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu I lehtë koleg”, shkruan në faqen e vet në shenjë homazhi Altin Prenga, një tjetër shef i njohur shqiptar.
Përpara se të vdiste nga Covid-19 ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale ne “Facebook”, kishte kërkuar që të vaksinohet populli e t’i lënë anash ‘lojërat’ politike.
Përparim Babalija, ka lindur në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Sic ka treguar nëpër intervista frymëzimi I tij ka qenë gjyshi Isa dhe babai Valdeti.
Ai u kualifikua më pas në Francë dhe Poloni dhe solli në Shqipëri e Kosovë eksperiencën evropiane, duke kombinuar ushqimin evropian me atë tradicional të Kosovës.
Dy vite më parë ai ishte pjesmarrës në organizimin “Shije shqiptare” që u bë në Tiranë e më pas edhe në Kosovë, ku shefat më në zë të Kuzhinës shqiptare gatuan pjatat tradicionale të trevave nga ata vijnë.
