Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

COVID-19 i merr jetën zyrtarit të lartë, ish-kreu i PD ndan lajmin e trishtë

08:15 / December 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vdekje 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesor Roland Bejko, njëkohësisht dhe ish-kreu i PD në Gjirokastër ka dalë me një reagim të ndjerë për ndarjen nga jeta të drejtorit të DPSHTRR, Edi Pesha për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bejko shkruan se pavarësisht se ishin kundërshtarë poltik, Pesha dinte ta ndante edhe në debatet më të nxehta se ku mbaronte partiakja dhe ku fillonte qytetaria.

“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë për shkak të corona-virusit të Edi Peshës, më hidhëroi shumë.

Pa dyshim, familja humbi njeriun e saj të dashur; të afërmit, birin e tyre; miqtë dhe shokët e tij, një bashkëpunëtor fjalëpak; dhe ne  opozitarët, një kundërshtar të denjë politik, plot batuta dhe humor.

Me Edin njiheshim që në fundin e viteve ’80, kur isha student. Qysh me shpalljen e pluralizmit politik dhe rënies së diktaturës komuniste, kemi qenë  kundërshtarë politike, por të tillë që edhe në “pikun” e konflikteve të nxehta, ai dinte të ishte luajal dhe i respektueshëm. Ai dinte ta ndante të mirën nga e keqja, ashtu siç dinte të dallonte qartë se ku mbaronte partiakja dhe ku fillonte qytetaria.

Nga sot e përgjithmonë, hapësirës qytetare, do ti mungojë një njeri i mirë, pasionant, dhe një funksionar me vlera. Edi do t’i mungojë Gjirokastrës. Varoshi, Qafa e Pazarit, dhe Turizmi pa të, do duken edhe më bosh seç janë..

Qoftë i paharuar Edi!

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të tij!?”, shkruan Bejko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.