Kuvendi i Shqipërisë, ditën e sotme ka hapur procedurat e zhvillimit të një tenderi me prokurim të vogël, duke synuar të blejë 1 mijë copë dorashka një përdorimesh, për deputetët dhe të gjithë administratën e këtij institucioni.
Tenderi zhvillohet në kuadër të masave kundër masave parandaluese ndaj virusit Covid-19 dhe pritet që të mbyllet në datën 4 prill, kur dhe do të shfaqet fituesi. Kriteri bazë i këtij tenderi dhe që do ndikojë në rezultatin për shpalljen me fituesit sipas dokumentacionit të publikuar nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, është çmimi më i ulët i ofertës, raporton shqiptarja.com.
Veç 1 mijë copë dorezave një përdorimesh, Kuvendi i Shqipërisë do të blejë 200 copë maska, 18 litra solucion për dezinfektimin dhe 75 litra dezinfektues me bazë alkooli për pajisjet që janë vendosur në ambientet e brendshme të Kuvendit.
