Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se janë lehtësuar masat për të kaluar kufirin për në Malin e Zi, ku prej 12 janarit shtetasit do të lejohen të hyjnë të lirë pa detyrimin të paraqesin një test negativ PCR.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se pas rishikimit të masave anti COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban. Duke filluar që prej datës 12 janar 2021, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e lirë të të gjithë shtetasve të huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR”, thotë MEPJ.
