Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: 1533 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete në 24 orët e fundit

18:47 / February 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
COVID 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 5,404 testime kanë rezultuar 1,533 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 humbje jete dhe 2,215 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,404 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,533 qytetarë, në këto bashki:

598 në Tiranë, 87 në Fier, 76 në Vlorë, 66 në Shkodër, 64 në Durrës, 54 në Elbasan, 53 në Gjirokastër, 45 në Lushnje, 39 në Sarandë, 37 në Berat, 29 në Krujë, 27 në Pogradec, 24 në Patos, Kuçovë, 21 në Lezhë, 19 në Kavajë, Cërrik, 16 në Kamëz, Tepelenë, 14 në Dimal, 13 në Vorë, Gramsh, 12 në Kukës, 11 në Divjakë, Korçë, Skrapar, 10 në Memaliaj, 8 në Mirditë, 7 në Malësi Madhe, Pukë, Tropojë, Kurbin, Roskovec, 6 në Vau i Dejës, Mallakastër, Delvinë, Poliçan, Peqin, 5 në Fushë Arrëz, Shijak, Selenicë, 4 në Dibër, Prrenjas, Himarë, Libohove, Përmet, Kolonjë, 3 në Devoll, 2 në Dropull, Maliq, Has, 1 Mat, Finiq, Belsh.

Janë 18,068 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kuçova 68 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,533

Të shëruar në 24 orë 2,215

Të shtruar në spitale 134

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 5,404

Testime totale 1,671,351

Raste pozitive 260,076

Raste të shëruara 238,655

Raste Aktive 18,068

Humbje jete 3,353

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8,041

Shkodër 1,617

Fier 1,712

Vlorë 1,316

Elbasan 1,140

Gjirokastër 1020

Berat 755

Korçë 714

Lezhë 699

Durrës 597

Kukës 309

Dibër 148

COVID-19 raste te reja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.