Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë, rritet numri i të infektuarve

15:25 / January 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosova koronavirusi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është ulur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Nga nëntë viktima që u regjistruan ditën e djeshme, gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë shënuar 6 të vdekur nga virusi i rrezikshëm.

Ndërkohë, ka një rritje të infektimeve, ku në 24 orë janë konfirmuar 320 raste të reja, nga 294 që u regjistruan një ditë më parë.

Njoftimi i plotë:

269 TË SHËRUAR DHE 320 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.