Spanja gjatë muajve mars dhe prill u godit rëndë nga koronavirusi, ku shënoi një numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja duke e bërë atë një ndër vendet më goditura në botë.
Së fundmi mediat e huaja kanë bërë me dije se rajoni i Katalonjës në Spanjë është ri-izoluar. Mbi 200 mijë njerëz duhet të përballen sërish me karantinën, pas rritjes së numrit të rasteve të reja.
Askush nuk do të lejohet të hyjë apo dalë nga ky rajon. Tashmë Katalonia është një prej rajoneve më të prekura nga Covid-19 në Spanjë.
Janë regjistruar 72.860 raste me koronavirus dhe 12.586 viktima. Por për shkak të turizmit Spanja ka rihapur kufijtë me vendet e BE-së. Ndërkohë situata e Covid-19 vijon e përkeqësohet në shumë vende të botës. Kjo për shkak të lehtësimit të masave.