Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Covid -19 rrezikon të kthejë arsimin një dekadë pas

14:25 / June 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolle1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriza e COVID ndër të tjera ka goditur rëndë edhe sektorin e arsimit. Mësimi në distancë në mënyrë masive rrezikon të përkeqësojë aftësitë e të rinjve dh të çojë ato vite pas.

Banka Botërore në një analizë të posaçme për ndikimin e arsimit nga kriza e Covid thotë se aftësitë e nxënësve shqiptare rrezikojnë të kthehen në nivelet e vitit 2012.

Mungesa e përvojës nga ana e trupës mësimore për të dhënë mësim në distancë, aksesi i kufizuar në internet, shpejtësia e ulët e internetit dhe mungesa e infrastrukturës digjitalë janë disa nga mangësitë që kanë ulur cilësinë e mësimdhënies në distancë.

Mbyllja e shkollave për katër muaj rrezikon të ulë me 16 pikë rezultatet e nxënësve nëse do të ushtrohej një test i PISA.

Ndërsa mbyllja e shoqëruar me mësim në distancë do të ulte rezultatet në një testim PISA me 9%, lajmëroi Banka Botërore.

Mbylljet e shkollave do të zgjerojë edhe më shumë pabarazitë në arsim. Mësimi në internet ka potencialin për të qenë shumë më interaktiv sesa televizioni. Por nxënësit në Ballkanin Perëndimor kanë më pak akses në internet me shpejtësi të lartë sesa bashkëmoshataret e tyre ne BE.

Hendeku i aftësive mësimore do të rritet pasi nxënësit nga familjet e varfra kanë më pak mundësi të përfitojnë nga mësimi në distancë.

Për të njëjtat vite shkollë, familjet e varfëria do të kenë njohuri mësimore 2 vite më pak se familjet e pasura. Kjo diferencë do të jetë disi më e ulët në vendet e tjera të rajonit për shkak se ato kanë akses më të madh në internetin me shpejtësi të lartë.

Por vendet e Ballkanit Perëndimor do të përballen me sfida në hapjen e shkollave në vjeshtë për shkak të mangësive në infrastrukture. Shkollat do të duhen të hapen në masa të rrepta të distancës fizike në klasa në dhe në oborre. Në Shqipëri kjo do të jetë e vështire veçanërisht në Tiranë për shkak të mungesës së ambienteve shkollore, të cilat janë të mbingarkuara edhe për kushtet normale./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.