Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

COVID-19/ Sanchez: Më e keqja për Spanjën nuk ka ardhur ende

09:50 / March 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zxz 87 1068x599 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez e lavdëroi dje kombin, një javë pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdonin qëndresën ndaj pandemisë COVID-19, pasi më e keqja nuk kishte mbërritur ende.

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi njohu rekorde të tjera dje, me 5 000 të infektuar të rinj duke e cuar numrin e përgjithshëm në 25 000.

Numri i të vdekurve gjithashtu u rrit në 1 300, nga 1 000 një ditë më parë.

Periferia e Madridit ka 9 000 raste dhe 800 të vdekur.

“Kjo krizë po nxjerr më të mirën tonë”, tha Sanchez në një fjalim dje në mbrëmje para kombit.

“Uniteti është arma jonë më e mirë. Vetëm së bashku do ta mposhtim virusin”, deklaroi ai.

Sanchez tha se rënia dakord e popullit spanjoll për urdhrat e ndalimqarkullimit ishte “shembullor” dhe “prekës”.

Por, ai paralajmëroi gjithashtu se numri i infeksioneve dhe vdekjeve do të vazhdonin të rriteshin në një afat të shkurtër.

“Ne jemi në një moment shumë të vështirë dhe kemi ditë shumë të vështira përpara”, tha ai.

“Nuk ështe frikë që na mban në shtëpitë dhe apartamentet tona. Eshtë guximi”, shtoi Sanchez.

Vendi është në mes të një bllokimi 15-ditor, të vendosur për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Autoritetet shpresojnë se infeksionet së shpejti do të arrijnë kulmin, por ekziston gjithashtu një shans që qeveria të mund të zgjasë bllokimin për të ndihmuar kontrollin e sëmundjes.

Koronavirusi i ri u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe që atëherë është përhapur në të gjithë botën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kush është Natalie Harp asistentja që ka trazuar mediat 24 orët e fundit për spekulime mes raportit të saj me Trump

18:40 / August 19, 2026

Shkrimtari i “The Simpsons”, kandidat për president në SHBA

18:21 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.