Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Covid-19/ SHBA ndalon udhëtimet nga Brazili

22:49 / May 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba brazil
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Donald Trump ka pezulluar udhëtimet nga Brazili, vendi i dytë pas SHBA për nga numri i rasteve me koronavirus.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti po ndërmerr “veprime të vendosura… për të garantuar që shtetas të huaj që kanë qenë në Brazil nuk do të shndërrohen në burime të reja infeksionesh në vend”. Masa hyn në fuqi të enjten.

Vendimi prek shtetasit e huaj që duan të vijnë në SHBA por kanë qenë në Brazil gjatë 14 ditëve të fundit, një periudhë kur, sipas ekspertëve, virusi mund të jetë i pranishëm dhe të infektojë të tjerët megjithëse nuk shkakton simptoma tek bartësi. Presidenti ka vendosur masa të ngjashme kundër Kinës dhe vendeve evropiane.

Personat që kanë leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara, pra bartësit e kartave të gjelbra, përjashtohen nga kjo rregullore. Brazili ka mbi 347 mijë raste me koronavirus, i dyti në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro për muaj me radhë ka folur me shpërfillje për rrezikun nga koronavirusi, duke u bërë thirrje bizneseve të vazhdojnë aktivitetin dhe duke mos u kushtuar rëndësi këshillave për distancim fizik.

Ai është shprehur se ky virus nuk është asgjë më shumë se grip dhe ka shtuar se shkatërrimi i ekonomisë do të vrasë shumë më tepër njerëz se sëmundja. Ai i ka cilësuar brazilianët që shprehin shqetësim për virusin, njerëz “nevrastenikë”.

Por disa ekspertë brazilianë të shëndetit paralajmërojnë se infrastruktura shëndetësore është në krizë dhe se numri i viktimave ende nuk ka arritur kulmin. Ata shtojnë se numri i viktimave ndër popullatën indigjene është dy herë më i lartë se në popullatën e gjerë.

brazili COVID-19 SHBA udhetimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.