Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Covid-19/ Shifrat në rritje, Merkel: Vaksinohuni dhe respektoni rregullat e distancimit social

09:05 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60fa6530c4668
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej ditësh tashmë bota po përballet më një rritje të shifrave të infektimeve me Covid-19, gjë që është duke krijuar një situatë aspak të sigurt dhe po ngjall frikën për kthimin e skenarëve të përpara verës ku sistemet shëndetësore shpesh ishin në kolaps ose shumë pranë kolapsit.

Varianti Delta, një mutacion i lokalizuar fillimisht në Indi, është duke ndikuar shumë në rritjen e infektimeve. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar vetëm ditën e djeshme 341 persona që kanë humbur jetën në luftën me koronavirusin, referuar të dhënave të Universitetit Johns Hopkins Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 609.877. Ndërsa numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.230.391, me 52.985 raste vetëm ditën e djeshme. Një tjetër shtet që po përballet me shtim të infektimeve është Gjermania.

Kancelaria Angela Merkel është shprehur se rritja e numrit të infektimeve është me një ritëm goxha shqetësuese dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të cilët janë ngurrues në marrjen e vaksinës, që të vaksinohen. Gjithsesi, shkalla e infektimit të Gjermanisë mbetet shumë e ulët krahasuar me disa vende të tjera evropiane, por ajo është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur arriti në 4.9 raste të reja javore për 100,000 banorë në 6 korrik.

Merkel gjithashtu u bëri thirrje gjermanëve që t’i përmbahen rregullave të distancimit dhe mbajtjes së maskave, por tha se të gjithë e dinë çelësin për të kapërcyer pandeminë, mënyra e vetme, është vaksinimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet sot në Mal të Zi, Rama dhe liderët rajonalë marrin pjesë

09:43 / October 22, 2026

Kuvendi mblidhet për herë të parë pas protestave të dhunshme/ Zbardhet rendi i ditës

09:39 / October 22, 2026

Rama bën sërish thirrje për dialog/ Pas thyerjes së karrigeve nga protestuesit, i zëvendëson me stola guri

09:34 / October 22, 2026

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.