Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

COVID-19/ Si i justifikojnë deputetët dietat, flet Gjuzi: Kam lëvizur nëpër Shqipëri me ‘Fuoristradë’ e ‘Mercedez’ për….

12:24 / June 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kujtim gjuzii 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

As pandemia Covid-19, e as masat e rrepta, nuk i mbajten 112 deputetet e parlamentit shqiptare te mbyllur. Sipas dokumentit mbi dietat dhe karburantin qe ata kane perdorur, ata kane qene ne krye te detyres, me udhetime te shumta.

Gjate muajit prill, kur ne fuqi ishin masat ekstreme te ndalim qarkullimit, si per qytetaret, ashtu edhe per perdoruesit e automjeteve, duket se deputetet kane levizur ne mase me makinat e tyre, duke bere qe te perfitojne nga trajtimi financiar qe garantohet ne buxhet, per keto raste.

Jane vetem dy deputete qe gjate muajit prill nuk kane perfituar karburant, pikerisht kryeparlamentari i Kuvendit, Gramoz Ruci, si dhe nen/kryetari Myslim Murrizi.

Vetem shpenzimet per karburant, pra udhetimet me makina qe kane bere deputetet, shqiptareve u kane kushtuar 3 milione e 885 mije leke, ndersa sa i perket dietave, kane qene dyfish sa muaji shkurt, kur situate ishte normale. Bie ne sy fakti se deputeti Adriatik Alimadhi, edhe pse ka qene i prekur me Covid-19, e gjithashtu i shtruar ne spital, perseri ka perfituar dieta dhe karburant, qe ne nje kohe normale, do i përfitonte, pasi te kishte shkuar ne zonen, te cilen e perfaqeson si deputet. Pjese e listes se perfituesve jane edhe deputetet Kujtim Gjuzi dhe Selami Janisheri, deputete te opozites parlamentaree, te cilet thone se pandemia Covid-19 nuk i ndaloi ata te shkojne ne qytete te ndryshme per te ndihmuar qytetaret ne nevoje. E, sipas tyre, dietat dhe shperblimet jane mese te merituara.

“Unë i kam paraprirë situatës, nuk e kam njohur paligjshmërinë e Ramës dhe kam dalë në punë ditë për ditë. Ju keni parë, Gjirokastër, Shkodër, Fushë Krujë, Krujë, Durrës, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, dhe janë 100 familje, kur administrata nuk u jepte për të ngrënë, Kujtim Gjuzi bashkë me stafin e vet çohej nga Tirana, herë me Fuoristradën, herë me Mercedezin, dhe iu shkonim në shtëpi natën. Jo pa qëllim i kam nxjerrë videot, kur shkova dhe dogja mish në hell në zonën time elektorale, për të thënë që unë e djeg COVID. Ama masat ekstreme unë i respektoj”, shprehet Gjuzi.

“Deputetët kanë qenë në punë, si ju gazetarët e me radhë. Pandemia nuk na e ka ndërprerë punën, kemi vazhduar në komisione, seanca plenare. Deputetët që janë në rrethe, siç jam unë, dmth nuk janë me banim në Tiranë, tregojnë sa herë kanë lëvizur nga Tirana në Shkodër, e kështu me radhë, dhe i çojnë te Kuvendi vizën që kanë bërë. Këtë e bën me deklaratë, deklaron aty, firmos, dhe vetëm atë gjë i kërkon deputetit të Kuvendit, asgjë tjetër”, thotë Janisheri.

“Nëse ka kolegë të mitë që kanë marrë paratë dhe nuk kanë dalë në terren, unë iu them atyre ‘ej, mos bëni shaka me paratë e taksapaguesve’”, shton më tej Gjuzi.

Deputetet opozitare deklarojne gjithashtu se i pergjigjen cdo qytetari qe i merr ne telefon, edhe nese ai eshte jashte zones se tyre elektorale.

Fakt eshte qe pergjate pandemise Covid-19, mijera familje shqiptare humben punet e tyre. Nje pjese e tyre, u trajtuan me nje ndihme nga shteti prej 40.000 lekesh, keto per 3 muaj, ndersa deputetet e parlamentit shqiptar, pervec gjysmes se rroges qe morën, si pasoje e titullit deputet, nuk harruan as dietat dhe as karburantin per makinat, ne nje kohe kur Shqiperia ishte e paralizuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.