Koronavirusi nuk ka lënë pa prekur edhe botën e futbollit, teksa tashmë disa klube europiane kanë konfirmuar lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve të infektuar. Rasti më i fundit ishte mbrojtësi Militao te Real Madrid, ndërsa tashmë është konfirmuar se edhe Bajern Mynih ka një futbollist të prekur nga COVID-19.
ëhet fjalë për Niklas Sule, i cili për fat të mirë është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa menjëherë ka nisur karantinën për të shmangur çdo rrezik për të infektuar persona të tjerë.
Kështu, trajneri Hansi Flik duhet të bëjë pa mbrojtësin në ndeshjen e Champions League ndaj Ssalzburg, teksa 25-vjeçari do të humbasë edhe ndeshjen e kampionatit në fundjavë, ndërsa më pas nisin ndeshjet e kombëtareve dhe pas tyre mund t’ia dalë të rikthehet sërish në fushë me bavarezët.
