Një lajm i trishtë ka ardhur nga një familje shqiptare në Kosovë, ku të pestë anëtarët e saj kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ngjarja ka ndodhur në Koretini të Kamenicës, ku si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën pesë anëtarë të familjes Basha.
Një humbje e tillë ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët të tjerë. Një nga anëtaret e familjes, Zyrafete Basha përmes një postimi në Facebook ka kujtuar familjarët që i humbën jetën nga ky virus.
