Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Covid i merr jetën ish-zëvendës ministrit të njohur, njeriu që ndërtoi hidrocentralet e Shqipërisë

20:24 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spital ambulance
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme në radhët e intelektualëve të njohur.Për shkak të Covid, mësohet se ka humbur jetën ish zëvendës ministri i Ndërtimit në vitet 1998-2000, inxhinier Kujtim Bejtaj, një nga personalitetit e spikatura në fushën e ndërtimit në Shqipëri.

Kujtim Bejtaj është edhe vëllai i nënkryetarit të partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Dr. Engjëll Bejtaj.

Kush ishte Kujtim Bejtaj
I lindur më 26/01/1951 mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe më pas filloi studimet në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të cilin e përfundoi po me rezultate të shkëlqyera.

Pas diplomimit, në vitin 1974 filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentraleve që në atë kohë po ndërtonte hidrocentralin e Fierzës. Shumë shpejt spikati aftësia e tij si inxhinjier dhe drejtues i zoti duke u bërë shumë shpejt një nga drejtuesit kryesorë të asaj ndërmarrje gjigande. Pas përfundimit të hidrocentralit të Fierzës, Kujtimi filloi dhe përfundoi hidrocentralin e Komanit duke qënë kryeinxhinjer i ndërmarrjes.

Me përfundimin e hidrocentralit të Komanit, Kujtimi me gjithë ndërmarrjen tashmë si drejtor i saj filloi ndërtimin e hidrocentralit të Banjës deri në vitin 1993 kur përfundoi faza e parë. Në vitet 1998-2000 Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit. Pas këtij viti vazhdoi aktivitetin përsëri në fushën e ndërtimit deri sa sëmundja e covid_19 i mori jetën.

Cilësitë e larta njerëzore, korrektësia shëmbullore e tij, si dhe aftësia e jashtëzakonshme si inxhinjer dhe drejtues, bëjnë që ndarja nga jeta e Kujtimit të lerë pas një boshllëk të vështirë për t’u mbushur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.