Diego Armando Maradona u shua në ditën e djeshme në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak. Ditën e sotme, është duke u zhvilluar funerali i legjendës ku qindra mijëra persona janë duke i dhënë lamtumirën idhullit të tyre. Por, ai që nuk mund të jetë pranë tij, është djali i cili ka mbetur në Napoli dhe sapo ka dalë nga spitali si pasojë e infektimit me COVID-19.
Maradona Xhunior ka të prekura mushkëritë dhe një udhëtim me avion nuk këshillohet në këto moment. Vetë ai është shprehur i pikëlluar për humbjen e babait të tij, teksa thekson se lamtumirën do të mund t’ia japë vetëm disa ditë më vonë.
“Mund ta imagjinoni si jam dhe si ndihem. Kam dalë nga spitali dhe mendimi i pari ishte ai i të nisurit për në Argjentinë, por polmonet e mia nuk do të reagonin mirë në udhëtim me avion. Më duhet të pres edhe disa ditë para se të shkoj dhe t’i jap puthjen e fundit. Kapiteni i zemrës sime nuk vdes kurrë”, ishin fjalët e Maradona Xhunior.
