COVID vazhdon të jetë një frikë e madhe në të gjithë botën dhe që po pengon zhvillimin normal të jetesës.
Edhe bota e futbollit ka pasur shumë probleme duke qenë se lojtarët shpesh janë infektuar dhe janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, ndërsa së fundmi virusi i rrezikshëm ka prekur edhe presidentin Florentino Perez.
Presidenti i Realit për fat të mirë është asimptomatik dhe njoftimin për këtë e ka bërë vetë klubi spanjoll në kanalet zyrtare të klubit. Tashmë, Perez do të jetë i detyruar të qëndrojë i izoluar për të mos rrezikuar përhapjen e infeksionit.
