Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3,275 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 376 qytetarë, në këto bashki: 174 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, 12 Elbasan, 11 në Vlorë, Sarandë, 10 në Shkodër, 8 në Berat, Gramsh, 7 në Vorë, Kavajë, Tepelenë, 6 në Lezhë, Divjakë, 5 në Mallakastër, 4 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Patos, Pogradec, Skrapar, Cërrik, 3 në Tropojë, Korçë, Dimal, Kuçovë, 2 në Gjirokastër, Devoll, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malesi e Madhe, Kukës, Has, Shijak, Përmet, Memaliaj, Poliçan.
Janë 5,165 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 31 vjeç, një qyetetar nga Tirana 69 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 74 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 74-91 vjeç, një qytetar nga Vlora 86 vjeç.
Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
